Limaj pas takimit me ambasadorët: Kosova do të flasë me një zë në dialog

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 11:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkë kryenegociatori i dialogut,  Fatmir Limaj ka folur, pas takimit me ambasadorët e QUNIT-it, ku tha se këta të fundit, i kanë njoftuar lidhur me procesin e dialogut,  derisa shtoi se po presin që Kosova do të flas me një zë në dialog, raporton Ekonomia Online.

“Sot ishte takimi me ambasadorët e QUINT-it. Ideja e takimit ishte me tregu përkushtimin dhe seriozitetin për takimin me Serbinë. Njoftuam ambasadorët me procesin e deritanishëm dhe përkushtimin e delegacionit për një konsensus sa më të gjerë. Njoftuam ambasadorët edhe me koordinimin që do ta bëjnë institucionet shtetërore, angazhimet tona për një proces transparent”, tha Limaj.

Pas mbledhjes së takimi të Delegacionit për dialogun, bashkë me ambasadorët e QUINT-it, Limaj shtoi se janë në veprimet e fundit për mbledhjen e të gjitha materialeve për dialogun.

“Gjithashtu treguam se po bëjmë veprimet e fundit për mbledhjen e të gjitha materialeve për dialogun me Serbinë. Kemi marr zotime edhe nga presidenti qe do ti dorëzoj materialit. Ambasadorët shprehen përkrahje të plotë. Inkurajuam që do të shtojmë përpjekjet tona për dialogut. Kosova do të flas me një zë në dialog”, tha Limaj, raporton EO.

Limaj pohon se pritet që në 10 ditëshin e parë të janarit do të kenë një vizitë në Bruksel dhe aty, sipas tij, do të jetë mundësi e mire.

Pas takimit, asnjë nga ambasadorët nuk janë deklaruar para medieve.

Përndryshe, në takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi, morën pjesë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ekipi Negociator, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita LDK dhe VV, por të cilët nuk kanë marr pjesë.

Këta të fundit bojkotuan edhe takimin e djeshëm të këtij grupi koordinues.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka ndarë 300 mijë euro për delegacionin shtetëror për dialog me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa gjatë të mërkurës ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme për të diskutuar për dokumentin e Qeverisë për Dialogun.

Në ekipin dialogues janë Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues shtesë nga opozita dhe një nga përfaqësues nga boshnjakët, një përfaqësues i shoqërisë civile që  do të votohet nga ekipi dialogues, dy vende të rezervuara për LDK-në dhe VV-në.

Të ngjashme