Limaj pas takimit me Lajçak: Dialogu duhet të përmbyllet me marrëveshje për njohje

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 17:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj pas takimit që ka zhvilluar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Miroslav Lajçak, tha se ka kërkuar që dialogu të vazhdojë dhe të përmbyllet me një marrëveshje reciproke, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se ka shprehur mirënjohjen për punën e Lajçak në procesin e dialogut.

“Kosova ka bërë kompromise për tu kthyer në dialog dhe është dialog për njohje dhe duhet të fokusohemi në përmbylljen e marrëveshjes. Në marrëveshje  gjithëpërfshirëse duhet të përfshihet edhe Asociacioni me të gjeturat dhe Kosova ka obligime që duhet t’i zbatoj”, tha Limaj.

Të ngjashme