Limaj: Peja duhet t’iu kthehet vlerave

Prishtinë | 08 Tet 2017 | 16:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Nisma për Kosovën, Sali Kelmendi, shpalosi programin për qeverisjen e komunës.

Ndër prioritetet kryesore, Kelmendi ka përmendur platformën për të rinjtë, rregullimin e trafikut urban, si dhe kthimin e Rugovës në një trevë më shumë e banueshme.

“Do të punojmë me nder, me përgjegjësi me kompetencë, do t’iu japim ndihma qytetarëve, parashihet që qyteti t’iu kthehet qytetarëve, do të kthejmë trafikun urban që nuk funksionin tash e disa vite e cila lehtëson punën e parkingjeve, të rikthejmë trevën në Rugovë”, tha Kelmendi.

Ai premtoi 8 mijë deri në 10 mijë vende pune, duke thënë se ka synim të ia kthejë perspektiven e të rinjve në Pejë.

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës për Kosovën, theksoi se Peja ka potenciale në sfera të ndryshme të cilave duhet të ju kushtohet rëndësi, duke filluar projekte bashkë më të rinjtë, si dhe komunikim me qytetarët.

“ Neve na duhet një kryetar që bashkon dy gjenerata të reja dhe që ofron një mundësi për udhëheqje kolektive, që din si të udhëhiqet Peja. Potenciali që ka kjo komunë, ky qytet meriton një kryetar që din me komuniku me qytetarët, dhe me komunikim ndërkombëtar. Një njeri që din të komunikojë më njerëz jashtë Pejës, jashtë Kosovës”, tha Limaj, para qytetarëve.

Limaj u bëri thirrje të rinjve të Pejës që të ndjekin rrugën e cila i ndritë të ardhmen, por jo rrugën që i dërgon në dështim.

“Sot në Kosovë të papërfaqësuar janë njerëzit me nevoja, si me aftësi të kufizuara, ose me nevoja në aspektin ekonomik, te pa përfaqësuar. Shumë intelektual që nuk mund të kenë një vend pune, shumë punëtorë që punojnë në punë të pasigurt, i pambrojtur është fermeri ynë”, theksoi Limaj.

Ai më tej tha se është koha me ecë përpara, mi mbështet djemtë dhe vajzat e reja

“Peja duhet të ju kthehet vlerave.  Janë dy kahje të qeverisjes, kahu një që mashtron, dhe trafikon një votë më tepër, e cila rrënon gjithçka, ndërsa kahu tjetër social demokrat. Koha me ecë përpara, me i mbështet djemtë dhe vajzat e reja, një urë ndërlidhës mes këtyre gjeneratave për të krijuar projekte për te ardhmen e vendit”, tha ndër tjera Limaj.

Të ngjashme