Limaj për mediat serbe: Gjykatë të veçantë për të hetuar krimet serbe në Kosovë

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë se me miratimin e Platformës për Dialog me Serbinë, Kosova demonstroi “seriozitet dhe gatishmëri për dialog për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i mbyllte çështjet e hapura midis dy vendeve tona, duke u dhënë mundësi dhe mundësi vendeve tona për të realizuar interesat strategjike të integrimit”, tha Limaj në një intervistë me agjencinë Beta.

Ai beson se Serbia duhet të njohë realitetin e problemit dhe të kuptoj se zgjidhja e vetme e pranueshme është njohja reciproke.

Limaj thotë se është në interesin e Serbisë që ta njohë Kosovën.

Sa i përket taksës ai ka thënë se Serbia nuk mund ta ketë në dispozicion tregun e Kosovës për sa kohë që nga mengjesi deri në mbremje përpiqet që ta çmontojë vendin tonë.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, ka folur edhe për krijimin e një gjykatë e cila do t’i hetonte krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

Kjo gjykatë, sipas tij, është e nevojshme pasi Serbia dhe presidenti serb Vuciq mohojnë masakrat në Kosovë sic është rasti i masakrës së Reçakut.

“Platforma është bazuar në dokumentet tona kushtetuese në të cilat është ndërtuar shteti ynë. Platforma rrjedh nga Kushtetuta e Kosovës, nga Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, paketën e Ahtisiarit si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkomëbtare të Drejtëisë. Dhe kjo nuk ishte e papritur dicka që do të mund ta surprizonte Serbinë”, shtoi Limaj.

Më tej zëvendëskryeministri i Kosovës thotë se Delegacionit i shtetit të Kosovës,  është i vetmi institucion apo mekanizëm që ka mandatin e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar një dialog të mundshëm me Serbinë dhe askush tjetër, dhe thekson se pret “që të gjithë do të respektojë vendimin e Kuvendit të Kosovës.”

Limaj ka thënë se i kupton vështirësitë që Serbia ka në lidhje me temën e njohjes së Kosovës, mëgjithatë thotë se ajo duhet të vendos nëse do të jetojë më të kaluarën apo të ardhmën.

Sipas Limaj, është në interesin e Serbisë të njoh realitetin dhe njohë pavarësisnë Kosovës për të filluar ndërtimin e marrdhëniëeve si dy vende fqinjë.

Ai ka thënë se realizimi i reciprocitetit në raport me të drejtat e serbëve në Kosovë me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës “epiqendra e marrëveshjes” dhe se si e tillë ajo është përfshire dhe në platformën për dialog.

“Reciprociteti në të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një tjetër temë pas njohjes së Kosovës në dialogun me Serbinë, ajo është epiqendra e marrëveshjes”, tha ai.

Sa i përket taksës, Limaj ka thënë se është reagim i Kosovës ndaj sjelljes se Serbisë dhe fushatës agresive diplomatike kundër Kosovës.

“Tarifa nuk përfaqëson vizionin e Kosovës. Ne jemi për tregtinë e lirë, tregu për vizionin evropian për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, por raportet mes Kosovë dhe Serbinë nuk janë normale”, tha Limaj.

“Serbia  duhet të luftojë për tregun e Kosovës. Është e pamundur dhe e papranueshme që nga mëngjesi deri në mbrëmje ju të punoni për të  çmontuar këtë vend dhe në të njëjtën kohë të kerkoni ta keni në dispozicion tregun e këtij vendi.”, shtoi ai.

Limaj tha se në platformë parashihet krijimi i një gjykatë të vecantë për të hetuar krimet e kryera të Serbisë në Kosovë.

“Tani jemi në një kohë ku thuajse cdo ditë shënohet përvjetori i masakrave të kryera nga serbët në Kosovë. ” tha ai.

Gjykata, tha Limaj është e nevojshme për shkak se përfaqësuesit e Serbisë “refuzojnë të njohin masakrat që janë kryer, ashtu si edhe presidenti Aleksandar Vuçiq I cili muaj me parë mohoi masakrën e Reçakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme