Limaj: Për taksën do të ketë qëndrim të përbashkët dhe jo individual

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 12:11 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkënegociatori i Ekipit për Dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj, tha se për pezullim apo jo të taksës do të ketë një qëndrim unik të përbashkët  në interes të vendit dhe jo individual, raporton Ekonomia Online.

“Taksa është vendim shtetëror i Kosovës, partnerët e koalicionit kanë marrë vendim të përbashkët, vendimet janë të përbashkëta jo individuale, kjo Platformë tregon se Kosova ka kapacitet politik që do të bëj qëndrim unik të vendit. Edhe për taksën do ketë vendim unik që do i jep hapësirë dialogut me Serbinë”, tha Limaj.

Ai foli edhe për Platformën e Dialogut të cilën ia dorëzuan sot kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

Limaj tha se Kosova në këto bisedime synon njohjen dhe asgjë tjetër derisa u ka bërë thirrje partive politike ta trajtojnë seriozisht Platformën dhe ta miratojnë.

“Kemi kryer punën e parë tonë, zyrtarisht ia dorëzuam krye parlamentarit dhe i bëjmë thirrje partive tjera seriozisht ta trajtojnë dhe ta miratojnë që korniza e Platformës të jetë e gatshme për dialog. Platforma është e drejtuar në respekt të dy shteteve, parimet do jenë në baza themelore në respekt të interesave të dy vendeve, parimet janë që garantojnë që përfundimisht të jetë paqja, jemi kujdes me respektu interesat e shtetit fqinjë. Të gjithë duhet ta kenë të qartë që Kosova shkon ne Bruksel për njohje e asgjë tjetër, brenda njohjes se dy popujve krijohen parakushte me vazhdu”, u shpreh ai, raporton EO.

Ai tha se tani është koha të ndryshohet diskursi publik në Serbi dhe beson se Platforma do ta ndihmojë këtë.

“…Duke futur në tavolinë temat e ndjeshme do i japim përgjigje të përbashkët të kaluarës dhe garantojmë të ardhmen tonë. Presim Serbia t’i kthehet realitetit, ta pranoj realitetin siç është, tani është koha të ndryshohet diskursi publik në Serbi dhe besoj se Platforma do ta ndihmojë këtë. Kosova është e gatshme edhe formalisht të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë për të fituar respektin. Zhvillimi i marrëdhënieve për aq sa kanë vendet tjera, të paktën respekt ndaj njëri tjetrit”, tha ai.

Të ngjashme