Limaj për taksën: Është vendim shtetëror, koalicioni do të funksionojë

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 19:43 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, thotë se koalicioni qeverisës do të vazhdojë the funksionojë ashtu siç ka qenë, raporton Ekonomia Online.

Limaj vendimin për taksën e quajti vendim shtetërorë, ndërsa sa i përket reagimeve të partnerëve të koalicionit, tha se shteti reagon ndaj vendimeve të veta.

“Së pari koalicioni e ka bërë këtë taksë. Nuk janë vendime individuale, janë shtetërore. Janë marrë vendime shtetërore dhe vetë shteti reagon ndaj vendimeve të veta. Koalicioni qeverisës do funksionojë dhe do vazhdojë të funksionojë”, u shpreh Limaj.

Limaj është i bindur se do të gjendet një zgjidhje për taksën, duke pohuar se faktori politik në vend I ka kaluar shumë sfida. Ngjarjet e tilla, i cilëson mundësi për pjekuri politike, të cilat sipas tij, bëjnë përvojën e duhur dhe ruhet partneriteti me ndërkombëtarët.

“Jemi ne. Në situatë ku vendi ynë është ballafaqua në të kaluarën me temë atë rënda. Mendoj se faktori politik i Kosovës ka kaluar shumë sfida. Kjo tregon edhe një pjekuri. Ngjarje të tilla japin pjekuri politike. Deri tani nuk kemi gabuar në vendime. Ne edhe do bëjmë përvojën e duhur dhe kjo etapë drejt një marrëveshje ndërkombëtare do fuqizojë partneritetin e vendit tonë. Edhe do ruajmë partneritetin, edhe do forcojmë vendin tonë besoj që do vijë edhe njohja. Ne rrugën drejt njohjes të gjitha problemet, taksa, do gjejnë zgjidhje”, tha Limaj, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Limaj i bëri në një konferencë për media, pas takimit me Komisionin Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sa i përket votimit të projekt-buxhetit për vitin 2019, Limaj pohoi se ka tensione e kërkesa, por është I bindur se deri të shtunën do të gjendet një zgjidhje.

“Natyrisht kur është në pyetje buxheti kemi tensione e kërkesa. Shpresoj se deri nesër do gjejmë rrugë edhe për disa ligje që kemi dhe shpresoj që nesër do jemi të gatshëm”, tha Limaj.

Limaj si bashkëkryesues i ekipit negociator, tha se në Bruksel, po shkojnë për të fuqizuar vendin. Sipas tij, në tavolinën e bisedimeve, janë bërë pjesë me vullnetin e mire dhe jo për ta dëmtuar vendin.

Të ngjashme