Limaj: Përjetë mirënjohës vendeve mike që i dolën në krah luftës së drejtë të UÇK-së

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova do t’i jetë përjetë mirënjohës vendeve mike që i dolën në krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe qytetarëve në momentet më të vështira.

Duke kujtuar 20-vjetorin e sulmeve të NATO-s, kundër forcave ushtarake serbe, Limaj tha se ndërhyrja e NATO-s nga ajri i hapi rrugë çlirimit të vendit dhe i dha fund gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës.

Ky është statusi i plotë i Limajt:

Më 24 mars të vitit 1999, forcat e NATO-s nisën fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe për t’i dhënë fund dhunës, masakrave dhe spastrimit etnik që po bëheshin mbi qytetarët e Kosovës nga forcat serbe.

Ndërhyrja e NATO-s nga ajri i hapi rrugë çlirimit të vendit dhe i dha fund gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës. Në prag të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata ushtarë që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës vendeve mike që i dolën në krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe qytetarëve tanë në momentet më të vështira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme