Limaj përkujton Bacën Adem

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në një vjetorin e vdekjes së tij.

Limaj ka thënë se Demaçi gjithë jetën ia ka kushtuar Kosovës dhe lirisë së saj.

“Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari atdhetarin, veprimtarin dhe simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin. Baca Adem gjithë jetën ia kushtoi Kosovës duke u kthyer kështu në udhërrëfyesin më të mirë se si duhet dhe kontribuohet për vendin. Ai qëndroi i pathyer prapa grilave për gati tri dekada, në mbrojtje të së drejtës për liri dhe pavarësi, ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në ish-Jugosllavi. Jeta dhe vepra e Bacës Adem u bë burim frymëzimi për gjenerata të tëra. Qytetarët e Kosovës gjithmonë do ta nderojnë dhe kujtojnë veprën e Bacës Adem. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Bacën Adem!”, ka thënë Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme