Limaj: Përkulemi përherë përballë heroizmit e sakrificës së dëshmorëve

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 5 Majin ditën e Dëshmorëve të Kombit. Limaj ka thënë se dëshmorët janë më meritorët për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

“Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët e shumë brezave, të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre për një atdhe të lire”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook. Më tutje, ai thotë se qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre. “Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Limaj.

Të ngjashme