Limaj: Platforma votohet sot, është në përputhje me interesat e vendit

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 10:33 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkënegociatori  në dialog me Serbinë, Fatmir Limaj tha se krerët e institucioneve përfundimisht janë pajtuar me platformën e hartuar nga ekipi negociator për bisedimet me Serbinë.

Limaj ka sqaruar se platforma do të votohet në ora 15:00, raporton Ekonomia Online.

“Përfundimisht platforma ka marrë formën finale, sot kemi pasur takim me kryeministrin, presidentin, kryeparlamentarin dhe të tretë kanë dhënë mbështetje, në ora 03:00 pritet të votohet”.

“Në ora 3 delegacioni pritet ta mirat ta miratoj dhe nesër do t’i dërgohet kuvendit. Tema ka qenë platforma dhe jo tema të tjera, shpresojmë që edhe Parlamenti do të kontribuojë”.

“Në këtë platformë. Nuk besojmë që nuk do të përkrahet sepse platforma është në përputhje me interesant e Kosovës”.

Krerët e shtetit janë mbledhur në ndërtesën e Kuvendit për të diskutuar rreth platformës së dialogut me Serbinë, mëngjesin e së enjtes.

Takimet e tilla janë duke u mbajtur tash e sa ditë.

Në takimin e djeshëm bashkënegociatori Shpend Ahmeti ka thënë se sot kjo platformë do të votohet nga ekipi negociator kurse nesër do të dorëzohet zyrtarisht.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Takimi i liderëve për Platformën e Dialogut dhe taksën ndaj Serbisë

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, February 14, 2019

Të ngjashme