Limaj porosit të rinjtë: Mos ia ktheni shpinën vendit!

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 14:54 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka porositur të rinjtë që të angazhohen për të ardhmen e vendit dhe mos ta braktisin Kosovën.

“Ne jemi në një vend të pavarur dhe të konsoliduar dhe po presim që ju t’i merrni përgjegjësit tuaja”.

“Ju sot nuk duhet të jeni të kënaqur me nivelin e shtetit tuaj. Po nuk duhet t’ia ktheni shpinën vendit sepse ju e tradhtoni idealin e shtetit nëse e bëni këtë gjë. Mos ia ktheni shpinën Kosovës”, ka qenë porosia e tij.

Limaj në Kuvendin e dytë Zgjedhor të Rinisë së Nismës, ka thënë se partia është forcuar e konsoliduar dhe si e tillë do të qeverisë vendin, raporton Ekonomia Online.

“emi ardhur në këtë Kuvend shumë më të organizuar e më të fuqishëm se kuvendin e kaluar. Sot jemi edhe si parti edhe si rini të konsoliduar dhe të fuqishëm dhe më shumë përvojë politike. Ishin të rinjtë e Nismës së bashku me të rinjtë tjerë që u aktivizuan në protesta për të ndalur të këqijat qe po i vinin Kosovës”.

“Duke ju falënderuar angazhimit të përbashkët ne arritëm me i ndal marrëveshjet e këqija të Kosovës. Jam i bindur që këtu ka djem e vajza që nesër do të jenë drejtues të shtetit”, u shpreh Limaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, tha se ndihet i lumtur që sot sallat janë të mbushur nga të rinjtë të cilët janë të gatshëm për t’i shërbyer vendit.

“Më vjen mirë që në këtë sallë në 5-vjetorin e Nismës Socialdemokrate shoh shumë të rinj e të reja që do të angazhohen në të ardhmen e vendit tonë. Mua më vjen mirë sot qe të rinjtë dhe të rejat mbushin sallat për të dhënë kontributin e vet për shtetin”.

“Kërkoj nga ju që me të gjitha energjitë tuaja intelektuale dhe fizike të përqendroheni për të ngrit angazhimin tuaj për të qenë në shërbim të popullit. Unë nuk jam angazhuar në politikë jo për të fituar një punë, mirëpo për të qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Kryetari i ri i Nismës Socialdemokrate Xhemal Azizi premtoi se do të angazhohet në të mirën e rinisë, raporton EO.

“Ky besim i juaji për mua është përgjegjësi e madhe që do të shndërrohet në angazhim për të punuar për ju dhe rininë e vendit. Në kohen ku vendi ynë po kalon në kohë të vendimeve të mëdha, ne jemi këtu dhe shembulli i Nismës duhet të ndiqet”.

Ish-kryetari i Rinisë së Nismës, Albert Maxhuni, ka thënë se Nisma Socialdemokrate është subjekt i cili ka determinuar çdo proces të rëndësishëm politik.

“Rruga jon ishte me sfida mirëpo ato asnjëherë nuk na zbrazën, na benë me të forte. Rreshtimi jonë i përbashkët asnjëherë nuk na zhgënjyer. Sot jemi subjekti politik që ka determinuar çdo proces të rëndësishëm të vendit. Angazhimi i rinisë është arsyeja e suksesit politik të partisë”, tha ai.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Nisma Socialdemokrate mban Kuvendin Zgjedhor të Rinisë

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, March 16, 2019

Të ngjashme