Limaj: Presidenti s’ka të drejtë ta shpërbëjë Kuvendin, mund të jemi pjesë e Qeverisë gjithëpërfshirëse

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 11:47 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga presidenti që të respektojë në çdo pikë Kushtetutën e vendit, raporton Ekonomia Online.

Limaj pas takimit me presidentin e vendit Hashim Thaçi, tha se ka kërkuar nga kreu i shtetit që t’i shmang zgjedhjet e parakohshme, pas situatës në të cilën gjendet nga virusi Corona.

Siç tha ai, se Nisma do të jetë pjesë e Qeverisë gjithëpërfshirëse, por që ka disa kushte.

“Takimi i sotëm ishte më fokus të ngjarjeve pas mocionit të qeverisë. Ne si Nisma deklaruam se duhet të respektohet çdo procedurë dhe Kushtetuta e Kosovës. Nuk kemi asnjë problem në kushtetutën në të cilën gjendet vendi. Kërkuam të respektoj pikë për pikë hapat që parasheh Kushtetuta në situatën që jemi”.

Lideri i Nismës deklaroi se askush nuk mund t’i uzurpojë kompetencat e Parlamentit.

“Presidenti duhet të shikoj mundësinë që të shmang zgjedhjet e parakohshme. Të ruajmë kompetencën e secilit institucion. Ka pasur përzierje të kompetencave në parlament. Askush nuk mund t’i uzurpojë kompetencat e parlamentit. Do të futeshim në një krizë të thellë”.

Mes tjerash, ai tha se nëse presidenti tenton të bëjë shpërndarjen e Kuvendit, atëherë kjo është shkelje e Kushtetueses, ngase këtë siç tha ai këtë mund ta bëjnë vetëm deputetët.

“Presidenti nuk ka hapësirë me shrërnda Kuvendin pa vullnetin e shumicës politike. Është rrezik të jepet kjo kompetencë është e drejtë kushtetuese”, tha ai.

Thaçi ka filluar takime e krerët e partive politike me qëllim konsultimin për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë.

I pari i shteti ka takuar edhe kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq si dhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Lexo më shumë:

Të ngjashme