Limaj pret në takim ambasadorin norvegjez Jens Erik Grondahl

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në largim Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, të cilit i uroi mirëseardhje në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook Limaj njoftoi se për çfarë diskutoi me ambasadorin norvegjez, ku ndër të tjera temë ishte edhe fialogu me Serbinë.

“Me ambasadorin Grondahl biseduam për zhvillimet e tanishme në vend, zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe sfidat që e presin qeverinë e ardhshme. Sa i përket dialogut me Serbinë, theksova qëndrimin tonë tashmë të njohur, se na duhet konsensus sa më i gjerë për këtë temë dhe se dialogut të mundshëm duhet t’i paraprijë një marrëveshje mes dy shteteve për agjendën dhe parimet. Ambasadorin e falënderova për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe presim që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha fushat. Norvegjia është shtet mik i Kosovës e cila e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit” ka shkruar Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme