Limaj pret që Merkel dhe Macron ta detyrojnë Serbinë t’i kthehet dialogut

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 12:05 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj pret që kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron ta detyrojnë Serbinë t’i kthehet dialogut, raporton Ekonomia Online.

Limaj pret që në takimin që do t’i mbledhë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 29 maj shtoi se është momenti i fundit që Serbia të mos jetë pengesë për shtetet fqinje.

Limaj këto komente i bëri pasi ka bërë homazhe të Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës.

“Është mirë që janë dy shtet të rëndësishëm që janë bosht i BE-së. Shpresojë që përfundimisht këto dy vende ta detyrojnë Serbinë që të kthen në tavolinën e bisedimeve”.

“Ne nuk mund të tolerojmë një qasje të tillë. Është një shpërfillje totale e Serbisë dhe ajo shpërblehet për anëtarësim në BE”.

“Është moment i fundit që Vuçiqit t’i tregohet qartë që nëse nuk pranon realitetin e popujt që të ecin drejt BE-së do të pengohet edhe Serbia”.

Është raportuar që në fokus të veçantë do ta ketë zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi, por edhe rivendosjen e parimeve mbi të cilat do të duhej të arrihej marrëveshja në këtë dialog.

Por presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk janë ulur ende për ta ndërtuar një qëndrim të përbashkët institucional rreth dialogut me Serbinë.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bën homazhe të Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, April 27, 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme