Limaj prezanton zv-ministrat e Nismës, thotë se janë kuadro të jashtëzakonshme

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar katër zv-ministra të propozuar nga Nisma dhe të cilët janë emëruar nga kryeministri Hoti.

Limaj ka thënë se Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetëri të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë.

Postimi i plotë i Limajt:

“Ju uroj punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendesministrave të propozuar nga Nisma Socialdemokrate dhe të emëruar nga kryeministrit Hoti: Valdete Dushica-Bajrami- zv-ministre në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha- zv-ministër i Punëve të Brendshme Bekim Brestovci – zv- ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Enver Hoti- zv-ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetëri të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë. Iu priftë e mbara!

Të ngjashme