Limaj: Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të shtetit po merr përkrahje nga qytetarët

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takime të ndara, përfaqësuesit e disa prej degëve të këtij subjekti.

Limaj bënë të ditur se ky takim mes tyre, ndodhi në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.

”Në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, sot kam pritur në takime të ndara përfaqësuesit e disa prej degëve të Nismës Socialdemokrate.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur me vullnetin pozitiv dhe angazhimin e degëve tona në terren për këto zgjedhje, të cilat janë jetike për vendin tonë.

Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të shtetit dhe vlerave kombëtare po merr mbështetje dhe përkrahje kudo nga qytetarët e vendit”.

Të ngjashme