Limaj: Qeveria partnerë dhe mbështetës i fuqishëm për prodhuesit e qumështit

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 13:15 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka pritur në takim përfaqësues nga Shoqata e Qumështarëve të Kosovës.

Në këtë takim, qumështarët treguan hallet e tyre të cilat i shoqërojnë tash e një kohë të gjatë. Limaj u ka premtuar atyre se do të adresoj problemet kamotshme,madje ai shqetësimet e tyre do t’i paraqes para ministrave, raporton Ekonomia Online.

“Deshëm t’i krijojmë kontaktet, të njoftohemi me problemet që ballafaqohen prodhuesit e qumështit. Unë pata rastin t’i dëgjoj problemet dhe këto probleme të cilat janë të zgjidhshme. Siç e dini ne e kemi proklamuar që fokusi jonë do të jetë mbështetja dhe promovimi i prodhimit vendor. Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm. Shqetësimet tuaja do të ua paraqes të gjitha ministrive”.

Ramadan Memaj, kryetar i shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, tha se ky ishte takim i parë në të parë qeveria i ka ftuar për të diskutuar për hallet dhe shqetësimet e tyre.

“Ne morëm zotimin që do të kemi një bashkëpunim dhe gatishmëri për tu marr me zgjidhjen e problemeve tona që janë tepër të mëdha për një vend siç është Kosova. Ne besojmë se problemet në sektorin e qumështit do të fillojmë t’i zgjidhim një na një. Ne e informuar zv.kryeministri me problemet që kanë të bëjnë me rregullimin e tregut dhe vazhdojmë të mendoj që po shkaktohet një dëm i madh i industrisë prodhuese dhe përpunuese”.

Besim Kuqi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të qumështit, tha se problemet e tyre nuk është marrë askush.

Të ngjashme