Limaj reagon për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër  Fatmir Limaj ka deklaruar se mospranimi i Kosovës në INTERPOL është lajm i keq për ata që duan më shumë siguri, paqe e stabilitet dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për partneritet në luftimin e krimit dhe rrjeteve terroriste.

Ai në Facebook ka shkruar se vota kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon, më shumë hapësirë e mundësi për krim të organizuar dhe mundësi që kriminelet t’i ikin drejtësisë.

“Shpallja si fitore e Serbisë për mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol shpërfaq edhe njëherë qartë së udhëheqja shtetërore serbe as nuk ka qenë dhe as nuk është për paqe, stabilitet, normalizim e bashkëpunim në rajon”.

“Në fakt Vuçiqi i ka thënë qartë arsyet se pse ata i frikësohen anëtarësimit të Kosovës në Interpol sepse kjo do t’ia mundësonte Kosovës t’i ndiqte të dyshuarit që kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme