Limaj reagon për vrasjen e Kelmendit, bën thirrje të zbardhet kjo vrasje

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj përmes një postimi në “Facebook”, i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje.

“Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Reagimi i plotë i Limajt:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje. Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Të ngjashme