Limaj: Rinia mund ta bëjë Kosovën vendin e parë në rajon brenda pesë vjetësh

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se qëllimi i turit të takimeve me rininë është bashkëbisedimi me të rinjtë anekënd vendit për të shpalosur disa nga pikat e angazhimit të planit rinor dhe për të dhënë disa mendime, të cilat sipas tij, çojnë drejt hapjes se një perspektive për të rinjtë e Kosovës.

Limaj ka thënë se partia e tij nuk do të ndalet deri sa të ndërtoje një elitë të re politike në Kosovë. Ai ka tshtuar se Nisma është një parti e rinisë e cila beson në potencialin e të rinjve.

“Cila është ëndrra e të rinjve të Kosovës sot. Çka e bashkon rininë e Kosovës? Ne dikur kemi pasur. Unë me shokë të mi kemi pasur ëndërr të trashëguar lirinë e Kosovës dhe kjo e ka bashkuar çdo të ri të Kosovës pa u parë njëri me tjetrin. Të rinjtë e Kosovës nuk e ushqejnë një ëndërr të përbashkët. Nisma fton rininë me ushqyer një ëndërr të përbashkët për ta pasur ëndërr shtetndërtimin, sikundër ne që kishin lirinë. Këtë ja keni borxh Kosovës”, ka thënë Limaj para të rinjve në Malishvë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka kërkuar nga të rinjtë të marrin përgjegjësi në shoqëri. Ai ka kërkuar nga ta të investojnë në veten e tyre.

“Nëse një djali apo vajze nuk i shkon shkolla nuk është e obliguar me kryer fakultet, atëherë ai ose ajo duhet të orientohet në zanate. Nuk je ma i keq, nëse nuk ke fakultet. Ne ju ftojmë të drejtoheni drejt Qendrave të Aftësimit Profesional me marr zante dhe me u fut në punë menjëherë. Unë po ju ftoj djemve dhe vajzave të cilat duan me marrë zanate të lajmërohen të udhëheqja komunale dhe do të ju mbështesim për t’u regjistruar në Qendrat e Aftësimit Profesional dhe do të ju mbështesim në punësim”, ka shtuar Limaj.

Sipas zëvendëskryeministrit, shteti nuk mund të bëhet pa rininë. Ai ka kërkuar nga të rinjtë e Malishevës që të aplikojnë në fondin e vetëpunësimit me plane e ide konkrete dhe shteti do t’i mbështes.

“Mesazhi im është t’i kthehemi punës për të ecur bashkë përpara. Kurrkund ma mirë se në Malishevë nuk e keni. Nuk ka pa punë kudo që shkoni, hajde të punojmë në vendin tonë. Nuk hiqet dore prej shteti me kaq lehtësi. Është bërë mode me thënë hajde ikum, por mos harroni të huaj do të mbeteni kudo që shkoni. S’ka kuptim liria nëse djemtë e vajzat e reja ikin nga vendi, hajde ta bëjmë shtetin. Kjo i bjen si me pas heq ne dorë nga liria për shkak se Serbia është shumë më e fuqishme. Por, në s’kem heq dorë. Kemi luftuar dhe e kemi çliruar vendin”, ka përfunduar Limaj.

Kryetari i rinisë së Nismës, Albert Maxhuni, ka falënderuar të rinjtë e Nismës në Malishevë për angazhimin e tyre. Ai ka thënë se të rinjtë e Malishevës janë shembull I angazhimit dhe përkushtimit. Ai ka përmendur fondin e vetëpunësimit dhe aftësimit profesional të cilat, sipas tij, kanë për qëllim përmirësimin e rinisë. Ai ka ftuar të rinjtë të orientohen në aftësim profesional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme