Limaj: Seanca e sotme ndërhyn në sistemin e drejtësisë

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 14:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismas për Kosovë, Fatmir Limaj, ka thënë se mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës në këtë kohë është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Ai ka thënë se është bërë gabim me vetëdije.

“Jemi në një seancë tepër të vonuar. Mbajtja e një seance të tillë sot,  më së paku ose hiq nuk iu ndihmon atyre për të cilët është thirrur”, ka thënë Limaj në seancën e Kuvendit që është thirrur për vlerat e luftës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ‘Drenica’.

Ai ka thënë se seanca është ndikim dhe interferim në sistemin e drejtësisë.

“Ne sot përveç shumë gabimeve që kemi bërë, sot po e bëjmë një gabim me vetëdije, e di që kjo seancë veç sa i dëmton se nuk i ndihmon. Kjo seancë sot është bash ndikim apo interferim në sistemin e dritësisë”, ka thënë Limaj.

“Po flasim këtu pas vendimit të gjykatës. Thirrja e menjëhershme, është e pamundur mos me qenë seancë emocionale. Iu kisha lutur që të paktën mos provoni me përdor vuajtjet për poena të lirë politik, kishe na bëmë dicka. Kjo është seancë e cila konteston dhe ndërhyn në sistemin e dritësisë. Pikë. S’ka  tjetër”, ka thënë Limaj.

Të ngjashme