Limaj sheh mundësi që Kosova të marrë njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe liberalizimin e vizave

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sheh mundësi që Kosova të marr njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe liberalizimin e vizave. Këtë Limaj e thotë se tani Kosova është serioze në dialog dhe nëse dinë si të sillet shumë lehtë mund të ndodhë kjo.

Limaj këtë mundësi e sheh edhe duke analizuar deklaratat e presidentit Makron, kancelares Merkel dhe presidentit Trump. Ai ka thënë se Kosovës duhet t’i hapet perspektiva evropiane.

Sa i përket  asociacionit, ai ka thënë se kjo çështje është e mbyllur. Limaj thotë se rreziku për këtë marrëveshje ka kaluar pasi për këtë temë e ka dhënë mendimin Gjykata Kushtetuese

“Ne duhet ta japim zotimin për hartimin e statutit mbi bazën e të gjeturave të Kushtetuesës. Nuk duhet hyrë në draftim të statutit, përvec se të shpreh zotimin për themelim të asociacionit mbi bazën e të gjeturave të Kushtetueses. Ne mund ta bëjmë Asociacionin kur Serbia të jap zotimin për njohje”, ka shtuar Limaj.

Sa i përket koalcionit, ai ka thënë se sa më shumë takime mes partnerëve gjërat mund të ecin ma mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme