Limaj: Si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur tu ndihmojmë prodhuesve vendorë

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e marrjes së detyrës, në qendër të vëmendjes e ka vendosur mbrojtjen dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë.

“Edhe vendimi i fundit i Qeverisë, i propozuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për ndalimin e eksportimit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera, është në funksion të mbrojtës së prodhuesve vendorë”.

“Kjo masë është bërë përkohësisht për shkak se po e dëmton rëndë sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme