Limaj: Skenat në arrestimin e Krasniqit ishin të panevojshme, ai s’do t’i bënte opozitë drejtësisë

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 16:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se skenat gjatë bastisjes në shtëpinë e Jakup Krasniqit nga EULEX-i, kanë qenë të panevojshme. Ai ka thënë se Krasniqi asnjëherë nuk do t’i shmangej drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se si parti kanë qenë në shërbim të drejtësisë.

“Forcat policore kanë qenë jo në proporcion me situatën. Nëse është dashur të kryhet arrestimi dhe bastisja është dashur të gjendet forma tjera, nuk ka pasur nevojë të shkohet në ora 6 të mëngjesit. Jakup Krasniqi është sinonim i lirisë, dashamirësisë”, ka thënë Limaj, në një konferencë për medie.

“Ne ndihemi krenar ashtu siç ndihet ai. Njeri qe  me  vetdëshirë ka sakrifikuar lirinë e vetë individuale për të sjellë lirinë e Kosovës. Ai asnjëherë  nuk do të dilte kundër drejtësisë por, flet lufta për drejtësi. Vepra e tij e ka dëshmuar çdo ditë sa ka jetuar e veprua lirshëm në Kosovë”, tha Limaj.

Ai u bëri apel institucioneve të bashkohen dhe të kontribuojnë që drejtësia të vijë në vend.

“Beteja për drejtësi ka filluar në dhomat e Specializuara. Tani e tutje, Krasniqi do ta bëjë atë betejë për ta dëshmuar të vërtetën tonë historike dhe atë personale”.

Ai theksoi se të gjithë duhet të kontribuojmë me qytetari argumente për ti hequr dhe për ta parë pastërtinë e luftës.

“Kjo është një goditje e rëndë për të gjithë Kosovën, familjen e tij”.

Të ngjashme