Limaj: Takimi i Kurtit në Bruksel po mbahet për rifillimin e dialogut, po e fsheh arsyen

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook në lidhje me vizitën e Kurtit në Bruksel.

Në reagimin e tij thuhet se Albin Kurti përmes heshtjes po mundohet ta fshehë arsyen e vërtetë të vizitës në Bruksel.

Limaj thotë se takimi në Bruksel po bëhet për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper””

Reagimi i plotë:

Albin Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel përmes heshtjes.
Takimi në Bruksel po mbahet për rifillim të dialogut me Serbinë.

Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper”.

Kryeministër, trego cili është qëndrimi i juaj për to dhe njoftoe opinionin për agjendën e takimeve në Bruksel. FL

Të ngjashme