Limaj takon ambasadorin e ri të Turqisë, e informon për angazhimet e delegacionit në bisedime

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e ti të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Limaj e ka uruar ambasadorin Sakar për detyrën e re.

Sipas njoftimit, Limaj dhe Sakar kanë biseduar për zhvillime aktuale në vend me theks të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi dhe për angazhimet e Delegacionit Shtetërorë për bisedimet.

Ky është postimi i plotë i Liamjt:

Sot pata kënaqësinë ta prisja në një takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, të cilin e urova për detyrën e re.

Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend me theks të veçantë për dialogun Kosovë- Serbi.

Ambasadorin e njoftova me angazhimet e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë si dhe procedimin në Kuvend të platformës për dialog me Serbinë.

Ambasadori turk ofroi përkrahjen e Turqisë për Delegacionin Shtetëror.

Diskutuam edhe për mundësinë e dinamizimit të aktiviteteve sidomos në aspektin ekonomik mes dy vendeve.

E falënderova ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Kosovën në vazhdimësi, e ne veçanti për ndihmën në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.?????

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme