Limaj të rinjve të Pejës: Askush jashtë Kosovës nuk ju pret me lule, të punojmë bashkë

Pejë | 10 Nën 2018 | 16:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me të rinjtë e Nismës në Pejë, gjatë së cilit iu është drejtuar duke u thënë se janë gjeneratë e lirisë, teksa ka kujtuar rininë e tij, si rini e shtypur.

Limaj tha se duhet të punojnë për të arritur dhe se dalja jashtë Kosovës nuk është zgjidhje, ndërsa ka thënë se nuk i pret askush me lule në dorë atje.

“Jeta nuk është film, ai është mashtrimi, jeta reale është shumë më e vështirë, më sfiduese dhe duhet përpjekje dhe angazhim me arritë. Qëndrimi hajde dalim jashtë se s’ka kurgjo në Kosovë, është e paqëndrueshme. Kërkush atje nuk iu pret as me lule, as krahëhapur e as nuk iu thotë mirë se erdhët. Ne shkojmë për një jetë më të mirë atje, hajde të provojmë ta ndërtojmë një jetë më të mirë në Kosovë”.

“Ne kemi përfaqësu një rini të shtypur, rini që nuk ka mundur të projektoj ëndrrat, ëndrrat tona kanë qenë modeste, kërkesat tona kanë qenë modeste. Ato ëndrra kanë qenë të frikshme të asaj kohe, kanë mund të sjellin dhimbje për familjen. Ëndrra jonë ka qenë ëndrra e lirisë. Ëndrra rinore nuk ka pasur në atë kohë. Nuk kemi mund me qenë si një djalë i ri dhe me e bë një jetë normale”.

“Sot djemtë e vajzat janë gjenerata e lirisë, të lirë për të menduar dhe me mundësi për t’i realizuar ëndrrat. Ëndrra jonë e përbashkët është forcimi i shtetit, marrja pjesë aktive e shoqërisë, dhënia e kontributit, ndihma e njëri tjetrit. Ne duhet bashkë të punojmë që duke bërë politika të mençura, duke u distancuar nga e keqja i shërbejmë të mirës publike”.

“Të bëhemi bashkë, të luftojmë për një ide të përbashkët”.

Kryetari i partisë bëri thirrje që nuk është e detyrueshme të kryejë fakultetin askush, por kushdo mund t’i drejtohet edhe zanateve.

“Nuk është e domosdoshme që të kryejë fakultet, sjellja e bënë të veçantë. Ne po bëjmë thirrje si Nismë, ju që mendoni që nuk doni të shkoni në fakultet, drejtojuni zanateve. Drejtojuni shkollave profesionale dhe me atë zanat ndërto jetën”.

“Ftojmë që të promovojmë bashkë me ju dhe të prodhojmë një jetë më të mirë në vendin tonë dhe të sigurojmë punësimin”.

Të ngjashme