Limaj: Temat nacionale si dialogu, nuk janë të një grupi politik

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 16:47 | Nga

Kryetari i Nismasocialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se çështja se kush duhet ta drejtoj dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të varet nga emrat e caktuar.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se qëndrimi i Nisma-s që nga dita e parë është që ne duhet të provojmë që në tema nacionale të ndërtojmë koncensus dhe besueshmëri.

“Çështja e dialogut është tepër e rëndësishme dhe tepër e veçantë. Involvimi, diskutimi dhe marrja e mandateve janë vendimtare, e të cilat determinojnë suksesin e një procesi kredibil. Ka hapësirë që të ndërtohet ky koncensus, që do të garantonte një implementim të suksesshëm të çfarëdo marrëveshje”, ka theksuar Limaj.

Sipas tij, çështjet nacionale nuk janë të një grupi politik dhe të asnjë qeverie, por janë më gjerë se kaq.

“E kaluara na ka treguar se dialogimi individual, i papërgatitur na ka shkaktuar ngërç. Temat nacionale nuk janë të një grupi politik dhe të asnjë qeverie, por më gjerë se kaq”, ka shtuar Limaj.

Ai ka theksuar se ajo që ju intereson është që procesi të shkoj në parlament, duke shtuar se “këdo që ta vendos parlamenti ne do ta respektojmë”.

“Besoj se duhet të japim hapësirë që grupet politike të gjejnë një koncensus”, ka shtuar Limaj.

Fatmir Limaj flet për Telegrafin: Rekomandimi për liberalizimin e vizave në fund të qershorit

Fatmir Limaj flet për Telegrafin: Rekomandimi për liberalizimin e vizave në fund të qershorit(Pre recorded)

Posted by Telegrafi.com on Tuesday, June 12, 2018

Të ngjashme