Limaj: Themelimi i qeverisë çështje e brendshme, diplomatët e huaj s’duhet të ndërhyjnë

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 14:21 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi i Borrellit me partitë politike, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se me Borrellin kanë biseduar për dialogun me Serbinë, ku edhe i kanë bërë të qarta qëndrimet për temat që e presin Kosovën.

Limaj tha se nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse pasi që krerët e institucioneve të Serbisë vazhdojnë të mohojnë krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë.

 “Qëndrimi ynë për dialogun është që të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe që Kosova të jetë pjesë e mekanizmave ndërkombëtar përfshirë edhe pjesë e OKB-së. Iniciativat rajonale janë të dështuara sepse janë dy shtete që nuk e njohin njëra tjetrën. Nuk mund të të vihet te një marrëveshje gjithëpërfshirëse deri sa kreu i shtetit të mohon krimet që i ka bërë në Kosovë. Duam qëndrim të qartë ë BE-së ndaj krerëve shtetërorë serbë të cilët mohojnë krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë”, tha ai.

Limaj tha se diplomatët e akredituar në Kosovë, por edhe vet Borrelli deklaroi se nuk interferojnë në negociatata për themelimin e qeverisë.

“Diplomatët duhet t’i ushtrojnë kompetencat e tyre dhe çështja e qeverisë nuk është e tyre dhe nuk mund të ndërhyjnë. Çështja e qeverisë është ekskluzive çështje e brendshme e partive tona”, tha ai.

Të ngjashme