Limaj tregon nëse del në darka me Thaçin

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 18:41 | Nga

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur për raportet e tij me Presidentin Hashim Thaçi dhe për bojkotimin e mbledhjes së Qeverisë kur aty ka shkuar të raportojë i pari i vendit.

Limaj, në një intervistë për Frontal të Televizionit 7, ka sqaruar për herë të parë se pse nuk i shkoi Haradinajt në mbledhjen e Qeverisë kur aty raporti Thaçi.

Derisa shefi i Qeverisë ka thënë se Limaj këtë veprim e ka bërë për të marrë poena politikë, kreu i Nismës thotë se atje nuk ka shkuar pasi i është dukur e pavend që Presidenti t’i raportojë Qeverisë.

Haradinaj po ashtu ka thënë se Limaj e Thaçi bashkë hanë darka, ndërsa publikisht zv.kryeministri e ka injoruar dhe këtë e ka bërë për vota.
“Sa herë që më thërret Presidenti si zv/kryeministër do të shkoj, ndërsa nëse më thërret si kryetari i partisë, atëherë do të mendohem”, i është përgjigjur Limaj akuzave të shefit të tij.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme