Limaj: Turpi i shtetit të kapur ka zbarkuar në Drenas

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 12:24 | Nga

Lideri i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se turpi i shtet të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas, “dhe nuk po lë formë pa përdorur për të ngulfatur vullnetin e qytetarëve të Drenasit me darka të dhunshme, me shantazhe dhe frikësime, sepse e kanë parë se Drenasi ka vendosur të ndryshojë”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se dje ata vazhduan edhe me mbyllje të shkollave në fshatra të Drenasit, duke detyruar nxënës e mësimdhënës t’iu shkojnë në tubimet e tyre partiake.

“Ftoj vëzhgues të pavarur nëse ka mbetur ndonjë, ftoj organizatat të monitorojnë se çfarë po ndodh në Drenas, ftoj mediet t’i përcjellin zhvillimet në këtë komunë, sepse është rasti që për herë të parë qytetarit të Drenasit të mos i devijohet vullneti i tij”, ka shkruar Limaj.

“Gjithashtu, ftoj edhe monitoruesit ndërkombëtar këtu në Kosovë që të angazhohen e të mbikëqyrin zgjedhjet në Drenas.
Nëse të gjithë kontribuojmë në këtë aspekt atëherë do të mundemi që ta ndalojmë aparatin shtetëror që të mos përdorë shtetin kundër procesit demokratik zgjedhor”, ka shkruar Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme