Limaj uron për ushtrinë, thotë se në zgjedhjet e ardhshme Nisma do ta ketë fjalën kryesore

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 19:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur tubim me strukturat e degës në Prishtinë.

I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar transformimin e FSK-së në ushtri duke thënë se në themelet e kësaj ushtrie qëndrojnë mijëra luftëtarë.

“Dua të shfrytëzoj rastin të ju uroj themelimin e ushtrisë së Kosovës. Është një moment i veçantë që Kosova po ndërton shtyllën e saj siç është ushtria, të kthehemi mbrapa dhe ti kujtojmë burrat e grat që kanë dhënë kaq shumë. Rrallë ka një ushtri si e jona, që themelet e saj i ka ndërtuar komandanti Adem Jashari. Në themelet e kësaj ushtrie janë mijëra e mijëra luftëtarë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Limaj tha se Nisma nuk guxon të flasë fjale boshe që ushqejnë shpresat e qytetarëve, derisa shtoi që në zgjedhjet e ardhshme në Prishtinë, Nisma do ta ketë fjalën kryesore.

“Ne si komb gjithmonë kemi pranu goditjet individuale të cilat kanë qenë në favor të kombit tonë. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për bashkim të energjive për ta quar vendin aty ku synojmë. Ne i qëndrojmë pas vendimeve të marra, ne nuk i bërtasim vendimit. Qëndrimet tona politike nuk janë me kalkulime të ngushta ditore. Qëndrimet tona në parlament dhe vendimeve tona tregojnë për diferencën me të tjerët. Në Prishtinë jo larg, por në zgjedhjet e ardhshme fjalën kryesore do ta ketë Nisma Socialdemokrate”, tha ai.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica tha se programi i Nismës Socialdemokrate ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Nisma vërtet ka zgjuar kureshtjen e secilit qytetarë, ku secili anëtarë ndihet i vlerësuar dhe mund të jap kontributin e tyre. Qytetarëve u është dëshmuar se këtu trajtohen të gjithë të barabartë. Programi i Nismës ka marr drejtimin e duhur si në arsim shëndetësi e në të gjitha fushat. Politika në vendin tonë ka nevojë për vlera që vendosin qëllime, që shërbejnë në të mirë të qytetarëve. Nisma kurrë nuk është ndalur duke qenë afër qytetarëve të Prishtinës. Ne kemi qëndrimet tona edhe për procesin e brendshëm dhe atë të jashtëm, ne do ti marr obligimet tona. Së shpejti do të jemi prijës në vend, jemi të gatshëm për proces zgjedhor”, tha ai, raporton EO.

Image may contain: 1 person, standing and suit

Image may contain: 1 person, standing, suit and text

Image may contain: one or more people, crowd and indoor

Image may contain: 17 people, people smiling

Image may contain: 45 people, people smiling, crowd

Të ngjashme