Limaj: Vazhdojmë punën deri në Qeverinë e re, Kuvendi të shpërbëhet sa më shpejt

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 17:02 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhje të Qeverisë për ditën e nesërme. E ky vendim i tij por shihet si kundërkushtetues, pasi që ai javën e kaluar dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Fatmir Limaj, njëri ndër zëvendësit e tij, ka bërë të ditur për EkonomiaOnline se Qeveria do të vazhdojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së ardhshme.

“Rrjedhimit Qeveria do të vazhdojë administrimin e vet të shohim. Siç e shihni jemi në këtë aktivitet në teren. Qeveria e Republikës së Kosovës në dorëheqje ka dhënë dorëheqje, vendi është në prag të zgjedhjeve. Besoj që subjektet politike duhet sa ma shpejt të ulen dhe  të merren vesh për datën e zgjedhjeve, kjo është tema qendrore për mendimin tim. Kuvendi besoj që do të shpërbëhet sa më shpejt”.

“Besoj që është fakt se sipas ligjeve dhe kushtetutës duhet të vazhdojmë ne kemi obligime obligimet duhet të respektohen vendi duhet të administrohet të mirëmbahet procesi deri në qeverisjen e re”, tha ai.

Ndërkohë opozita vendimin për mbajtjen e mbledhjes së Qeverisë, po e sheh si kundërkushtetuese.

Të ngjashme