Limaj: Vizita e Kurtit në Malishevë e vonuar, qytetarët nuk do t’ia harrojnë këtë

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se vizita e kryeministrit në detyrë në Malishevë e paralajmëruar për nesër është e vonuar. Ai ka thënë se qytetarët e Malishevës nuk do t’ia harrojnë këtë Kurtit.

“Malisheva është fut në karantinë për një muaj, por askush nuk e ka vizituar. Qeveria është vonuar, shumë e vonuar. Vizitat e tij janë të vonuara. Kryeministrit në detyrë i janë dashur një muaj me dal në teren. Ka qenë deshtë me kohe sepse sensibilizmi është ruajtja më e madhe ë këtij virusi”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Më tutje, ai ka thënë se pandemia nuk luftohet nga komuna, sepse kjo pandemi po i sfidon edhe shtetet më të mëdha.

“Komuna respekton udhëzimet që vijnë nga qendra. Instituconet nuk e kanë marrë seriozisht këtë situatë dhe në rastin konkret Malishevën. Qendra e mjekësisë familjare është ballafaquar me mungesa të shumta. Statusi i një zv ministry tregon mentalitetin e tij. Lutem të mos ketë viktima dhe ta tejkalojmë këtë situatë”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Kreu i Nismës ka thënë se ka marrë një informacion se një qytetarë e prekur nga Malisheva ka ndërruar jetë dhe e ka ngushëlluar familjen.

Të ngjashme