Limaj vlerëson lart rolin e diasporës në çlirimin e vendit dhe në shtetndërtim

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar strukturar dhe simparizantët e Nismës në diasporë katër vjetorin e fillimit të aktivitetit politik të Nismës në diasporë.

Kreu i Nismës ka shkruar se në këto katër vite drejtuesit e Nismës atje, me përkushtim maksimal kanë arritur të konsolidojnë degët  në disa shtete të fuqishme evropiane dhe jo vetëm. Për këtë, ai ka falënderuar secilin bashkëatdhetar që ka dhënë kontribut në funksion të shtrirjes së frymës socialdemokrate nëpër vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Limaj ka vlerësar lart rolin e mërgatës në çlirimin e vendit dhe në shtetndërtim.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar struktura dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate në diasporë

Përmes këtij mesazhi shfrytëzoj rastin që t’iu uroj përzemërsisht 4 vjetorin e fillimit të aktivitetit politik të Nismës në diasporë.

Në këto katër vite drejtuesit tanë atje, me përkushtim maksimal kanë arritur të konsolidojnë degët tona në disa shtete të fuqishme evropiane dhe jo vetëm. Për këtë, falënderoj secilin bashkëatdhetar që ka dhënë kontribut në funksion të shtrirjes së frymës sonë socialdemokrate nëpër vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.

NISMA Socialdemokrate zotohet se do t’i qëndroj pranë mërgatës dhe konform mundësive do të jep kontributin e saj në realizimin e kërkesave të tyre.

Jemi tejet të nderuar, që intelektualë e njerëz të suksesshëm nga diaspora po zgjedhin Nismën për të dhënë kontributin e tyre dhe për të përçuar zërin e diasporës në proceset me interes për vendin.

Mërgata jonë ka luajtur rol vendimtar në çlirimin e vendit, ka luajtur rol jetik në forcimin e vendit dhe tani është koha që mërgata jonë të jap kontributin e saj për Kosovën shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

Urime strukturave drejtuese dhe gjithë nismëtarëve tanë në diasporë!

Të ngjashme