Limaj: Vrasjet e zyrtarëve të LDK-së qëllimisht nuk u hetuan

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur për disa vrasje të pasluftës ku kanë pësuar zyrtarët e LDK-së.

Ai thotë se kushdo që i ka bërë ato vrasje ka pasur qëllime anti-shtet dhe anti-shqiptare.

“Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, nuk ka dilemë. Por dikush qëllimisht nuk ka dashur t’i hetojë ato raste në mënyrë që ajo të mbetet temë qendrore. Pastaj qëllimi ka qenë të krijohen ndarje, përçarje, paragjykime, e për të akuzuar njerëz faj e pafaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk kam asnjë dilemë që ato vrasje kanë motive anti-shqiptare, anti-shtet dhe për të krijuar përçarje”.

Limaj thotë se nuk ka logjikë që vrasjet e aktivistëve politikë të konsiderohen me motive politike.

“Pse kaq shumë vrasje nuk kanë ndodhur para luftës e gjatë luftës”.

Ai thotë se në një rast gjatë gjykimit të tij në Hagë, një dëshmitarë kishte thënë se Serbia gjatë luftës kishte veshur njerëz me uniforma të UÇK-së për të kryer veprime që do t’i atribuoheshin UÇK-së.

I pari i NISMËS thotë se për të më me rëndësi është të dihet kush i ka urdhëruar vrasjet e tilla.

“Më me rëndësi është kur i ka urdhëruar vrasjet se kush ka ngehur gishtin”, deklaroi tutje Limaj.

Të ngjashme