Limaj: Zgjedhjet e parakohshme janë jetike për Kosovën

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka qëndruar në Bellanicë të Malishevës, ku ka takuar përkrahësit e tij, ndërsa falënderoi ata për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kohës.

Limaj përmes një postimi në Facebook, tha se rruga e tyre dhe gatishmëria për të mbështetur politikat me interes nacional, ka bërë që Bellanica të jetë krenare me ta.

“Faleminderit Bellanicë për pritjen dhe gatishmërinë për tu rreshtuar në mbështetje të projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, shkruan Limaj.

Postimi i plotë:

Pritja madhështore që sonte na bëri Bellanica e vlerave kombëtare e njerëzore, në konakun e bacës Ali Hoxha, është dëshmia më e mirë se projekti ynë po shtrihet çdo ditë e më shumë.

Bashkëluftëtarët dhe gjenerata e re në Bellanicë janë bashkuar e mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme, qe janë jetike për Kosovën.

Rruga jonë e drejtë dhe gatishmëria për të mbështetur politikat me interes nacional për vendin, ka bërë qe Bellanica dhe jo vetëm, të ndihen krenarë për përkrahjen që i kanë dhënë Nismës nder vite.

Faleminderit Bellanicë për pritjen dhe gatishmërinë për tu rreshtuar në mbështetje të projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme