Limaj zgjidhet sërish kryetar i Nismës Socialdemokrate

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor me ç’rast ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të partisë.

Fatmir Limaj me shumicë votash është rizgjedhur kryetar i partisë.

Pas rizgjedhjes, Limaj ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë që ai sërish të jetë në krye të partisë.

“Ju falënderoje për besimin që ma dhatë dhe që unë ju dhashë që ta drejtojmë partinë me detyrat dhe angazhimet që na presin. Lus Zotin që dëshirat dhe objektivat që i kemi t’i realizojmë me punë dhe me angazhim”, ka thënë Limaj.

LEXO EDHE:

Të ngjashme