Lirak Çelaj kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 13:31 | Nga

Lirak Çelaj është kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Çelaj gjatë një takimi elektoral me strukturat e degës.

“Fillimi i Ri ka bashkuar qytetarë më shumë se kurdoherë në tubimet elektorale të ftuara nga strukturat e Degës. Jemi të bindur se ashtu do të jetë edhe pasi të jenë numëruar votat, më 11 Qershor, duke rikonfirmuar bastionin e PDK-së në Prishtinë. Dua të falënderoj nga zemra Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Shemsi Veseli dhe Shaip Muja , kandidatët për deputetë që u zotuan për fuqizimin e degës dhe kandidaturës time për kreun e komunës”, ka thënë Çelaj.

“Unë ndjehem tepër mirë për këtë përkrahje edhe të të gjithë deputetëve tjerë që përcjellin punën e degës së Prishtinës, duke u zotuar po ashtu se Prishtina do të jetë e PDK-së”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme