Lista Serbe i bën thirrje Beogradit të mos sjellë trazira tek serbët e Kosovës

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 20:11 | Nga

Lista Serbe ka dënuar ashpër incidentet që kanë të bëjnë me sjelljen e trazirave në mesin e serbëve.

Sipas mediave serbe, Lista Serbe u ka bërë thirrje politikanëve të opozitës në Beograd të mos përdorin sulmet ndaj serbëve në Kosovë për promovimin e tyre,.

“Është qartë se disa persona janë mërzitur nga paqja që kemi arritur me kaq vështirësi në periudha të ndryshme, dhe po shikojnë të vënë trazira”, ka thënë Lista Serbe, duke u bërë thirrje urgjente të gjitha institucioneve relevante të intensifikojnë angazhimin e tyre për të siguruar sigurinë e qytetarëve, sepse, sipas tyre paqja është parakusht i sigurisë për të normalizuar jetën në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme