Lista Serbe bën thirrje për paqe në Kosovë

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 10:22 | Nga

Pas rrënimit të murit në veri të Mitrovicës, Lista Serbe ka bërë thirrje për paqe në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe në ditët që lamë pas kanë qenë të angazhuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe uljen e tensioneve të cilat erdhën pasi niveli qendror i pushtetit u përzie në çështje lokale të Komunës së Mitrovicës Veriore. E gjithë energjia jonë është përqendruar që të kthehet besimi mes komuniteteve dhe kështu të ju kundërpërgjigjemi përfaqësuesve të sistemit në Kosovë, të cilët janë përgjegjës për ngritjen e tensioneve”, thuhet në reagimin e kësaj liste.

Ndërkohë Lista Serbe fton Brukselin që të jetë i paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi dhe që të trajtojë njësoj të dyja palët.

Kujtojmë se ende vazhdon bojkoti i Listës Serbe në institucionet e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme