Lista Serbe dorëzon në KQZ listën e kandidatëve për deputetë

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lista Serbe ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën  me emrat e kandidatëve për deputetë, raporton Ekonomia Online.

Listës së dorëzuar i prin kryetari Goran Rakiq. Ai tha se kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje pas konsultimeve me autoritet në Serbi.

Rakiq ka thënë se kjo parti do t’i fitojë të gjitha 10 mandatet

“Ajo që është më e rëndësishmja është se pas Listës Serbe, si dhe pas popullit serb, qëndron presidenti Aleksandar Vuçiq dhe unë jam thellësisht i bindur, domethënë unë e di, se Lista Serbe do të fitojë të gjitha 10 mandatet”, tha Rakiq.

Partitë e mëdha në vend ende nuk i kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ.

Të shtunën është afti i fundit për dorëzimin e listave, përderisa shumica e partive politike i kanë mbledhur këshillat e përgjithshme për të diskutuar dhe përpiluar listat zgjedhore.

Të ngjashme