Lista Serbe dorëzon në PZAP ankesën ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe ka dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ankesën për moscertifikim të kandidatëve të saj për kryetar në katër komunat në veri, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kandidatët e kësaj partie nuk morrën votat e mjaftueshme për tu certifikuar.

Shtatë anëtarë votuan për, përderisa anëtarët e KQZ-së nga VV-ja Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala abstenuan.

Kandidatët e Listës Serbe nuk kanë arritur të marrin 2/3 e votave të nevojshme ashtu siç parasheh Ligji.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.

Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme