Lista Serbe e pranon Kurtin për kryeministër, ia kërkon ministrinë e 13-të

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 17:39 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, pas takimit me mandatarin për kryeministër Albn Kurti, ka thënë se në këtë takim i është kërkuar Kurtit që ministria e 13 të t’i takojë atyre, raporton Ekonomia Online.

“Ministria e 13 e cila po flitet që t’i ketë në qeverinë Kurti, duhet të na takoi neve sepse ne i kemi shumicën e deputetëve joshumicë në legjislaturën e 7”, ka thënë Rakiq.

Rakiq, ka thënë se një takim i tillë do të duhej të kishte ndodhur më herët, ndërkohë ka theksuar edhe një herë që partia e tij nuk do të jetë pengesë për krijimin e qeverisë së re.

Kurse anëtari tjetër i këtij subjekti politik, Dalibor Jevtiq tha se Kushtetuta e parasheh që në rast se qeveria ka më shumë se 12 ministri, atëherë Listës Serbe, si subjekt që ka një grup parlamentar prej 11 deputetëve, duhet t’i takojë edhe ministria e dytë për komunitetet joshumicë.

Jevtiq tha se tash për tash, nuk mund të thuhet se a ka apo jo koalicion qeverisës sepse kjo çështje u takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai tha se Lista Serbe nuk hyn në qeveri si koalicion, por si subjekt politik që përfaqësohet në qeveri.

Në këtë takim dy përfaqësuesit e “Srpskas” i kanë kërkuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje që të krijojë shumicën për themelimin e institucioneve të reja.

Në rast të rritjes së numrit të ministrive mbi 12, Lista Serbe kërkon dy ministri, meqë sipas tyre janë partia më e madhe minoritare.

Gjithashtu dy zyrtarët e lartë të kësaj partie kanë thënë se krijimi i qeverisë së re është i pamundur pa përfshirjen e Listës Serbe.

Të ngjashme