“Lista Serbe” i reagon Sveçlës: As qindra forca tuaja speciale nuk do të kenë sukses në frikësimin e popullit serb

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

“Lista Serbe” e Goran Rakiqit ka reaguar ndaj deklarimeve të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në T7 për çështjen e ndërtimit të bazave të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Nga “Lista Serbe” kanë thënë se një gjë e tillë po bëhet për të “okupuar” komunat në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

“As qindra forca tuaja speciale nuk do të kenë sukses në frikësimin e popullit serb. Ne do të mbrojmë pragjet e shtëpive tona”, thuhet në reagimin e “Srpskas”

Tutje në reagim kanë thënë se ka pasur shumë të cilët kanë tentuar të “okupojnë” popullin serb por “dihet se çfarë ka ndodhur”.

“Prandaj ne ftojmë mësuesit e Albin Kurtit që të mendojnë me kujdes para se të japin përkrahje për këto aktivitete”, thuhet në reagimin e “Listës Serbe”.

Të ngjashme