Lista Serbe “kah të frynë era”

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 08:42 | Nga

Lista Serbe vazhdon status quon pasi deputetët e kësaj partie ende vazhdojnë të ulen në krah të opozitës në Kuvend, ndërsa ministrat e kësaj partie vazhdojnë të mos marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë, megjithëse janë duke e kryer punën e tyre nëpër dikasteret qeveritare.

Tash e një muaj, Lista Serbe vazhdon ta mbajë qëndrimin “edhe në pushtet, edhe në opozitë”.

Ky qëndrim i tyre do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë pa u penguar nga partitë që qeverisin vendin.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Lista Serbe është aq e mençur sa të mos kalojë në opozitë pasi në këtë formë po arrin të “manovrojë” me Qeverinë dhe po realizon qëllimet e veta, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, zyrtarët qeveritarë thonë se presin kthimin e plotë të Listës Serbe në Qeveri. Në anën tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se me lirinë që po ua jep Qeveria Lista Serbe po faktorizohet çdo ditë e më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme