Lista Serbe komenton marrëveshjen për linjën ajrore Kosovë-Serbi

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe beson se me nënshkrimin e marëveshjes për rikthimin e linjës ajrore Kosovë-Serbi është bërë një hap shumë i rëndësishëm simbolik drejt prishjes së barrierave midis popujve dhe shoqërive.

Sipas kësaj liste, populli serb në Kosovë mund të ketë vetëm përfitime nga kjo iniciativë.

Në një deklaratë që ajo bëri për mediat, SL tha se çdo hap drejt normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë lëvizjen më të lehtë të qytetarëve, e bën jetën e popullit serb në Kosovë më të durueshme me perspektivë, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme