Lista Serbe kundër formimit të Asociacionit sipas ligjeve të Kosovës

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 14:24 | Nga

Funksionari i lartë i Listës Serbe, njëherit zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar se partia e tij është kundër formimit të Asociacionit të komunave serbe sipas ligjeve të Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Ai gjithashtu tha se pret konkretizim të marrëveshjeve të arritura më herët në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, e në veçanti kur është fjala për Asociacionin e komunave serbe, transmeton Telegrafi.

“Pritjet më të mëdha janë te formimi i AKS-së, që do të duhej të zgjidhte shumë probleme me të cilat po përballeni tash e një kohë të gjatë”, ka shtuar Jevtiq.

Kur është fjala për AKS-në, Jevtiq ka thënë Lista Serbe është kundër që të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Është e rëndësishme, sepse nuk do të dëshironim që diçka të formohet bazuar në ligjet aktuale të Kosovës, pasi që askush në Bruksel nuk do të shkonte të negocionte për këtë. Por, do të shkonte që të ketë diçka të re, më shumë, ndryshe … që do të ndikonte në organizimin e një jete më të mirë për serbët”, ka shtuar Jevtiq.

Sipas mediave serbe, më 4 gusht në Bruksel do të duhej të prezantohej draft statuti i AKS-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme