Lista Serbe merr vetëm 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Lista e re e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës përbëhet nga dhjetë deputetë. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

Nga certifikimi del se VV ka fituar 50,28%, PDK 17,009%, LDK, 12,731%, AAK 7,124, Srpska Lista 5,094%.

Më poshtë keni listën e deputetëve të rinj të Listës Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme