Lista Serbe: Ministri gjerman lëndoi ndjenjat e serbëve

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 23:28 | Nga

Lista Serbe ka lëshuar një njoftim ku thonë se janë të lënduar nga deklarimet e ministrit gjerman, Sigmar Gabriel, se në veriun e Kosovës ka krim të organizuar, shkruan N1.

Nga Lista Serbe thonë se deklarata të tilla të gabuara nga diplomati gjerman mund të vijnë vetëm nëse në Prishtinë ai ka marrë informata të gabuara për institucionet në veri.

“Po të mos ishin ato institucione, atëherë serbët nuk do të mund të mbijetonin në Kosovë”, thekson Srspka.

Reagimi i Listës Serbe vazhdon duke i kërkuar ministrit gjerman se nëse ka informata për aktivitete kriminale t’u drejtohet organeve kompetente dhe jo të stigmatizojë të zgjedhurit e popullit serb, të cilët edhe ashtu po punojnë në kushte të rënda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme